VIDEO/Policia vazhdon kërkimet për trupin e 20-vjecarit,devijohet një pjesë e lumit

VIDEO/Policia vazhdon kërkimet për trupin e 20-vjecarit,devijohet një pjesë e lumit

63
0
Shares

Polombarët e RENEA-s vijojnë kërkimet në grykën e Skuranës në lumin Erzen, për gjetjen e trupit të të riut Xhorxho Seferi.

Prej orës 08.00 të ditës së sotme, polumbarët e Renea-s kanë rinisur kërkimet për gjetjen e trupit të 20 – vjeçarit, i cili dyshohet se është mbytur ditën e djeshme në lumin Erzen, në vendin e quajtur Shpella e Pëllumbasit.

Kërkimet  nga polumbarët kanë vijuar në gjatësinë e lumit, deri në në grykën e Skuranës, në një terren ku kane hasur shumë  vështirësi të mëdha.

Është devijuar një pjesë e lumit me qëllim uljen e nivelit, pasi rrjedha është shumë e fuqishme dhe terreni është shumë shkëmbor dhe shumë i thepisur.

Krahas kërkimeve nga polumbarët e Reneas, një grup punonjësish police të Stacionit të Polcisë Farkë, kanë vijuar krehjen e shtratit të lumit nga të dyja anët.

Gajtë kërkimeve nga Polumbarët e Renea-s, ka qenë i pranishëm edhe vëllai i shtetasit që dyshohet i mbytur por deri në këto momente nuk është gjetur ende trupi i 20 vjeçarit.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY