Tetova, sot kuq e zi për titullin kampion të Shkëndisë

Tetova, sot kuq e zi për titullin kampion të Shkëndisë

88
0
Shares

Shkëndija e Tetovës do të marrë sot zyrtarisht titullin kampion të Maqedonisë, ndonëse prej javësh i ka mbyllur llogaritë me këtë kompeticion.
Kuqezinjtë do të presin Pelisterin në ndeshjen e fundit të kampionatit, sfidë që starton më 16:15, ndërsa menjëherë pas saj ,do të organizohet edhe ceremonia e ngritjes së titullit.
Festa më pas do të zhvendoset në sheshin ‘Iliria’ të Tetovës, që do të shndërrohet në kryeqendrën e shqiptarisë në mbrëmje.
Me pjesëmarrjen e Elita 5 dhe shumë këngëtarëve më në zë shqiptarë, pritet që festa e titullit për Shkëndijën të zgjasë deri në orët e vona të mbrëmjes, nën një atmosferë spektakolare.
Skuadra kuqezi dominoi totalisht futbollin maqedonas, duke marrë titullin kampion edhe me skuadrat e moshave, ndërsa javën tjetër do të diskutojë finalen e Kupës, për të bërë bis trofesh këtë sezon.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY