Aksident në autostraden Tiranë-Durrës,3 makina të përfshira dhe 1 i plagosur

Aksident në autostraden Tiranë-Durrës,3 makina të përfshira dhe 1 i plagosur

128
0
Shares

3 automjete janë përfshirë në aksident pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Shkak për aksidentin është bërë shpejtësia tej normave të lejuara.

Njoftehet se e plagosur ka mbetur njëra prej drejtueseve të automjetit, e cila është dërguar menjëherë për në spitalin e Traumës për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Informacion Paraprak

Më datë 20.05.2018, rreth orës 16:40, në autostradën Durrës-Tiranë, janë përplasur 3 mjete (mjeti me targë AA 011 ED, me drejtues shtetasin Xh. Y., mjeti me targë AA 827 RC, me drejtuese shtetasen E. D., dhe mjeti me targë AA 868 DZ, me drejtuese shtetasen R. K.)

Si pasojë e përplasjes të 3 mjeteve ka mbetur e dëmtuar lehtë drejtuesia e mjetit me targë AA 868 DZ, shtetasia R. K., e cila është dërguar në spital për ndihmë mjekësore .

Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY