SUPERIORE/Vllaznia dritë në fund të tunelit,Kamza rrezikon seriozisht

SUPERIORE/Vllaznia dritë në fund të tunelit,Kamza rrezikon seriozisht

104
0
Shares

Kategoria Superiore ka mbyllur javën e parafundit të saj, pa zgjidhur asnjë prej verdikteve të pritshme në këtë fundsezoni.

Ndeshja më emocionuese ishte ajo në Kamëz, mes vendasve dhe Laçit, dy skuadra me objektiva të kundërta, por qënuk kishin ne dore  vetem fatet e tyre, por edhe atë të Vllaznisë.

Laçi kaloi në avantazh në minutën e dytë, me golin e Reginaldos, por në minutat e fundit , Kamza barazoi përkohësisht rezultatin 5 minuta nga fundi. Por, kurbinasit arritën të shënonin sërish dhe të fitonin këtë ndeshje, duke bërë që Kamza të rrezikojë seriozisht rënien nga Kategoria Superiore, ndërsa Vllaznia të shpresojë ende për mbijetesën në duelin e fundit të edicionit.

Në “Loro Boriçi” të Shkodrës, Vllaznia përmbysi brenda pjesës së parë avantazhin paraprak të Kukësit, me Cinarin dhe Kalanë që iu kundërpërgjigjën golit të Balde.

Një fitore që, në bashkërendim me humbjen e Kamzës ndaj Laçit, u jep shpresa shkodranëve për të bërë të pamundurën për mbijetesën në 90 minutat e fundit ndaj Skënderbeut.

Nga ana tjetër, Kamza do të ndeshet me Partizanin.

Partizani, nga ana e tij ka fituar 2-1 në Vlorë përballë Flamurtarit, duke mbetur ende në zonën e kupave europiane, së bashku me Luftëtarin, që mposhti 3-1 Skënderbeun kampion, por me arnime në fushën e lojës, për t’i dhënë më shumë hapësirë lojtarëve të paaktivizuar shumë këtë sezon.

Teuta e Durrësit fitoi me goleadë ndaj Lushnjes, 6-2, duke siguruar matematikisht qëndrimin në Superiore, ndërsa lagunarët e kanë prerë prej kohësh biletën për në Kategorinë e Parë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY