Flasin ekspertët: Euro në pikiatë, kriza nga futja në treg e parave...

Flasin ekspertët: Euro në pikiatë, kriza nga futja në treg e parave të pista

101
0
Shares

Emisioni “Java” në RTSH ka diskutuar në lidhje me një ngjarje që po vijon prej disa javësh, siç është dobësimi i euros në kursin e këmbimit në krahasim me lekun.

Të ftuare në studio për të diskutuar për këtë temë ishin ish-drejtor i Drejtorisë Kundër Pastrimit të Parave, Hekuran Valdi dhe kryeredaktorja e revistës ekonomike Monitor, Ornela Liperi.

Të dy kanë thënë se shkak për rënien e euros vjen nga futja në treg e parave të pista.

Pjesë nga biseda

Ornela Liperi: Po godet tregun se shumë kredi janë marrë me euro kur ka qenë në nivel të lartë, ndërsa tani po dalim me humbje. Ekonomia informale është 30 deri në 40%.

Hukuran Valdi: Euro në vendin tonë bëhet e rëndësishme nga remitancat, nga të ardhurat nga emigracioni. Më shumë se 1 miliard euro në vit janë xhiro kriminale, janë 15 deri në 20%.

Preç Zogaj: Euro është në rënie apo në pikiatë?

Ornela Liperi: Nga 2009 deri në 2015 mori një ekuilibër të ri, ka pasur çdo vit luhatje kur vijnë emigrantët. Vrulli parë ka qenë në fillim t ë 2017, ka qenë për shkak të kanabisit dhe zgjedhjeve. Ka pasur një rënie shumë të madhe, ka pasur shumë euro në treg.

Preç Zogaj: Sa ndikon paraja e pistë në rënien e euros?

Hekuran Vladi: Vlerësohet që ofertat e euros në treg është rritur nga paraja kriminale. Kryesohet janë Euro dhe Paund, por më shumë euro. Janë para të eksportit të hashashit, dhe para të produkteve të veprave kriminale të bandave që veprojnë në Evropë. Po ashtu kjo që quhet rënia e Eurot, por është forcimi i lekut, që të jemi të vërtetë. Por ka ndikuar dhe politika e Bankës së Shqipërisë, që është në një valë me qeverinë, për atë që quhet deeuroizimi.  Kjo është një përpjekje për të forcuar lekun e vet, por ne kemi borxhin rreth 72%, dhe nuk na lë FMN që të marrim borxh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY