VIDEO & REPLIKA/ Ja si gazetarja detyroi Edi Ramën të braktisë konferencën

VIDEO & REPLIKA/ Ja si gazetarja detyroi Edi Ramën të braktisë konferencën

257
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka braktisur konferencën e shtypiT që po mbante në aeroportin e Rinasit, fill pas Samitit të Sofjes.

I ndodhur përballë një pyetje që nuk e priste, Edi Rama ka vendosur që të braktisë konferencën për media.

Ishte gazetarja e ”Fax News” Ambrozia Meta, ajo që detyroi kryeministrin të braktisë konferencën.

Replikat

Rama: Kishe dhe një merak të fundit. Jepjani mikrofonin që ta heqë merakun.

Gazetarja: Në fakt, meraku im lidhej me pyetjen që ju bëra. Si ndiheni kur dy personat që i keni besuar ministrinë më të rëndësishme, i pari është në arrest shtëpie për trafik droge dhe i dyti akuzohet se ka mbrojtur të vëllanë. A nuk ka në PS përfaqësues që nuk kanë kushërinj ose vëllezër që merren me trafik droge që mund ta drejtonin këtë ministri?

Rama: së pari, njëhërë, janë dy gjëra krejt të ndryshme. Dhe së dyti, pyet pronarin se dhe ai ka një vëlla që, a do të ishte i gatshëm ai pronari juaj që të jepte llogari për vëllanë e tij?!

Gazetarja: Unë po ju pyes ju sepse jeni kryeministër dhe qeverisni vendin…

Rama: Jo, më falni, nuk jemi duke bërë debat. Ju bëtë pyetjen dhe kërkoni përgjigjen nga unë, apo jo?! Dhe përgjigja ime është kjo: Pyesni pronarin tuaj dhe thojini a ka ai vetë ndonjë përgjegjësi për vëllanë e tij se janë dhe në të njëjtën fushë të dy?!

Gazetarja: Pronari im nuk ka lidhje me rendin, me qeverisjen e vendit. Kështu që nuk e gjej qeverisjen tuaj me vend. Unë ju pyeta pse duhet të jetë kaq e diskutueshme një ministri, pse duhet të kemi gjithmonë ministra që implikohen në këtë sjellje për shkak se ajo ëhstë një nga ministritë më të rëndësishme të vendit. Kështu që nuk e gjej krahasimin tuaj me vend për pronarët e televizioneve që nuk lidhen me qeverisjen e vendit.

Rama: Kurse unë e gjej krejt pa etikë që ju vini këtu gazetare, për të bërë pyetje dhe merrni mikrofonin për të bërë propagandë. Kjo ëhstë pa etikë. Rregullat…

Gazetarja: Absolutisht nuk është propagandë.

Rama: Të lutem…rregullat…

Gazetarja: Nuk është propagandë, është pyetje referuar zhvillimeve të fundit . Kemi një ish-ministër që është në arrest shtëpie për trafik droge dhe kemi një ministër të Brendshëm që akuzohet se i ka krijuar imunitet të vëllait. Pyetja ime është përse duhet të jenë gjithmonë persona të tillë të implikuar në rate të tilla dhe të akuzuar? Nuk është propagandë.

Rama: Unë u tregova shumë respektues…

Gazetarja: Dhe unë jam shumë respektuese por nuk pranoj të thoni që po bëj propagandë. Sepse nuk ëhstë propagandë. Është thjesht një pyetje.

Rama: Hajde këtu dhe vazhdo konferencën e shtypit të thuash fjalën e fundit.

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY