Mbledhja e Këshillit të Sigurisë,ja kush ishin cështjet e diskutuara

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë,ja kush ishin cështjet e diskutuara

59
0
Shares

Nën drejtimin e Presidentit Ilir Meta u mblodh Këshilli i Sigurisë Kombëtare.

Çështjet e diskutuara ishin: gjendja e sigurisë kombëtare dhe direktiva vjetore e sigurisë së Republikës së Shqipërisë për vitin 2018;  lufta kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe emigracionit të paligjshëm; kontrolli dhe menaxhimi i integruar i kufijve, ; siguria e infrastrukturave strategjike portuale dhe aeroportuale dhe mbrojtja kibernetike; emergjencat civile.

Për gjendjen e sigurisë kombëtare dhe direktivën vjetore të sigurisë së Republikës së Shqipërisë për vitin 2018 informoi Kryeministri,  Edi Rama.

Për çështjet e tjera informuan anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Presidenti nënvizoi rëndësinë e domosdoshmërisë strategjike për luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit, dhe forcimit të kontrollit të kufijve.

Gjithashtu Presidenti shprehu mbështetjen e plotë ndaj agjencive ligjzbatuese për thellimin e luftës pa kompromis kundër trafikut të drogës dhe krimit të organizuar.

Po kështu, raportet e Departamentit të Shtetit, Bashkimit Evropian dhe agjensive partnere të specializuara për këto çështje të rëndësishme, theksoi Presidenti i Republikës, janë një platformë solide për të reflektuar dhe për të ndërtuar një partneritet të besueshëm, të qendrueshëm dhe afatgjatë për forcimin e sigurisë kombëtare dhe antarësimin në Bashkimin Evropian.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY