FOTO/Nuk është në listën e të grumbulluarve në Botëror,qan futbollisti gjerman

FOTO/Nuk është në listën e të grumbulluarve në Botëror,qan futbollisti gjerman

114
0
Shares

Trajneri i përfaqësueses gjermane, Joachim Low, shpalli paraditen e sotme listën paraprake të lojtarëve për Botërorin “Rusi 2018”.

Pjesë e listës nuk ishte sulmuesi i Bayern Munchen, Sandro Wagner.

Gjatë seancës stërvitore ai është fotografuar duke qarë teksa vraponte me shokët e ekipit në nxehje. Sipas “Bild”, ai është ngushëlluar nga shokët e ekipit.

“Nuk mund ta kuptoj. Po të ishte për mua, ai do të ishte në Rusi,” është shprehur trajneri i tij Jupp Heynckes.

Ndërsa trajneri i përfaqësueses është shprehur: “Nuk ishte një vendim kundër Sandros, ai e ka vërtetuar klasin e tij gjithmonë te kombëtarja. E di shumë mirë se sa e rëndë është një lajm i tillë për lojtarët. Por këto vendime merren gjithmonë për të mirën e ekipit”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY