Droga e shqiptarëve e kapur në Gjermani ,flet ministri i Brendshëm

Droga e shqiptarëve e kapur në Gjermani ,flet ministri i Brendshëm

181
0
Shares

Ministri i Brendshëm gjerman, Joachim Herrmann e ka quajtur nje sukses të madh, kapjen e sasisë prej rreth 1 ton kokainë të fshehur në kuti bananesh, duke thene se kapja e sasisë rekord të kokainës bëri të mundur çmontimin e një bande aktive ndërkombëtare të drogës.

Gjatë operacionit, 12 anëtarë të grupit kryesisht me origjinë nga Shqipëria dhe pjesërisht rezident në Gjermani u arrestuan në sajë të bashkëpunimit të shkëlqyer ndërkombëtar ndërmjet policisë dhe prokurorëve. Droga është kontrabanduar në kuti banane për në Gjermani.

Në të gjithë Bavarinë, hetuesit gjetën një total prej rreth 1.8 ton kokainë me një vlerë tregu prej 400 milionë eurosh.

Hetimet për grupin nisën pas zbulimit në një supermarket në Kiefersfelden në shtator të vitit të shkuar, një pako kafe, brenda së cilës kishte kokainë. Kjo nuk ishte pakoja e vetme, pasi më vonë u zbuluan pako të tjera. Në atë kohë u zbuluan gjithsej 180 kilogramë kokainë, vlera totale e të cilës në tregun e zi do të siguronte 10 milionë euro fitime.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY