VIZITE/Axhenda e ish-zv/kryeministrit grek nesër ne Tiranë

VIZITE/Axhenda e ish-zv/kryeministrit grek nesër ne Tiranë

58
0
Shares

Theodhoros Pangallos, ish-zv.Kryeministri i qeverisë së Greqisë, ish-ministër i Punëve të Jashtme, ish-ministër i Transporteve dhe Komunikacionit, ish-ministër i Kulturës, ish-deputet i Atikës, vjen nesër në Tiranë në një vizitë dy ditore me ftesë të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë dhe Shtëpisë Botuese Toena.

Gjatë kësaj vizite Pangallos do t’i akordohet titulli “Doktor Honoris Causa”, nga UMSH si dhe do të promovohet libri i tij “Me Papandreun në Europë”.

Në ceremoninë e promovimit të librit merr pjesë edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Në axhendën e takimeve të planifikuara Pangallos do të takojë Kryeministrin Shqipërisë, Edi Rama, dy ish Kryeministrat Sali Berisha dhe Fatos Nano, Kryetarin e PD-së Lulëzim Basha, si dhe politikanë të tjerë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY