Agron Duka fermerëve në Lushnje:Hidhni qeverinë ne rrugë jo prodhimet tuaja.

Agron Duka fermerëve në Lushnje:Hidhni qeverinë ne rrugë jo prodhimet tuaja.

129
0
Shares

Partia Agrare Ambientaliste ka zhvilluar sot një takim me strukturat e kësaj force politike në Lushnje. Kreu Agron Duka tha se ka nisur organizimi për zgjedhjet lokale të 2019-s dhe kërkoi angazhim maksimal për rritjen e Partisë Agrare Ambientaliste. Duka komentoi protestën e fermerëve të kësaj zone të zhvilluar javën e shkuar, duke iu kërkuar të mos hedhin produktet e tyre në rrugë, por mazhorancën.

“Disa ditë më parë fermerët e kësaj zone organizuan një protestë simbolike gjatë së cilës hodhën prodhimin e tyre në rrugë për arsye të ndryshme si mungesa e tregut, përfitimi i ulët nga subvencionet si dhe infrastruktura e shkatërruar.

Ky mjerim nuk mund të tolerohet në vitin 2018, prandaj unë ju them mos hidhni produktet tuaja në rrugë, le të bashkohemi dhe të hedhim këtë mazhoranzë në rrugë”, tha Duka.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY