Trafik kokaine! Arrestohet nje shqiptar dhe nje italian.

Trafik kokaine! Arrestohet nje shqiptar dhe nje italian.

90
0
Shares

Një biznesmen italian dhe një shqiptar janë arrestuar nga policia vendasenë Osimo nën akuzën e trafikut të kokainës.

Mbi 1 kg kokainë është kapur nga policia në supermarketin e 50 vjeçarit italian dhe një tjetër sasi pluhuri e bardhë është zbuluar në banesën e tij nga qentë antidrogë.

Të njohur me nofkën “Templarët e Passatempo”, ata mburreshin me jetën luksoze që bënin. Për hetuesit, të udhëhequr nga prokurori Lioniello Rosario, ata drejtonin një biznes prej 150 mijë eurosh në muaj.

Hetimet ndaj tyre nisën pas informacioneve të dhëna nga banorët për dyshimet e lindura pas vizitave të shumta nga Macerata dhe Pesaro. Hetuesit kanë zbuluar listën me emrat e konsumatorëve, adresat e tyre, numrat e telefonave, shitjet dhe pagesat.

Ndaj u organizua operacioni “Megagiro”, i emër i zgjedhur duke iu referuar dy të arrestuarve, shumë krenarë për volumin e tregtisë së kokainës.

Hetimet ndaj tyre nuk kanë përfunduar këtu, pasi karabinierët kanë vënë nën kontroll listën e klientëve, nga e cila mund të zbulohen edhe pjesëtarë të tjerë të rrjetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY