Masakrohet me gurë për vdekje, gruaja me 11 burra

Masakrohet me gurë për vdekje, gruaja me 11 burra

342
0
Shares

Një grua është qëlluar për vdekje në Somali pasi një gjykatë e drejtuar nga al-Shabab e dënoi sepse kishte pasur shumë burra.

Shukri Abdullahi Warsame u akuzua se u martua 11 herë, pa u ndarë nga bashkëshortët e mëparshëm.

Ajo u varros deri tek qafa dhe më pas u qëllua me gurë nga luftëtarët e al-Shabab, thonë banorët e qytetit jugor Sablale.

Al-Shabab praktikon një interpretim strikt të ligjit të Sheriatit.

Grupi militant kontrollon pjesë të mëdha të Somalisë dhe shpesh kryen bastisje dhe sulme në përpjekjen e saj për të rrëzuar qeverinë qendrore me baze në kryeqytetin Mogadishu.

“Shukri Abdullahi dhe nëntë burra, përfshirë bashkëshortin e saj ligjor dolën para gjykatës. Secili prej burrave dhe se Shukri ishte bashkëshortja e tyre,”-tha për Reuters, Mohamed Abu Usama, guvernatori i al-Shabab.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY