ALARMI/ Britani, bandat shqiptare zotërojnë 60 % të tregut të kokainës

Ndaje

Mafia shqiptare në muajt e fundit është në qendër të autoriteteve të huaja por edhe mediave të ndryshme ndërkombëtare.

Sot në një shkrim të medias britanike The Times, shkruhet se mafia shqiptare po ushqen dhunën me anë të kokainës.

“Shqiptarët që kontrollojnë tregtinë me kokainë të pastër kanë rritur praninë e tyre në Britani me rreth 60% në tre vitet e fundit, duke ushqyer një rritje të krimit të dhunshëm”, shkruhet në nisje të shkrimit të “The Times”.

 

Më tej në shkrim thuhet se dhuna e bandës është përhapur gjithnjë e më shumë nga qytetet në qytetet bregdetare dhe fshatrat rurale në përputhje me një rritje të mprehtë të kokainës të sjellë nga mafia shqiptare nëpërmjet lidhjeve me kartelet e Amerikës Latine.

Po ashtu një tjetër alarm që është ngritur nga kjo media është dhe kontrolli i madh që po marrin bandat shqiptare në Brtiani dhe se kanë në dorë dhe kontrollojnë të gjithë kokainën.

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje