DETAJE/ Grabitja e postës sekrete të Prokurorisë, u morën 5 dosje unike...

DETAJE/ Grabitja e postës sekrete të Prokurorisë, u morën 5 dosje unike dhe origjinale të ardhura nga jashtë

114
0
Shares

Zbardhen detaje mbi dokumentat qe iu grabiten dje nga persona ende te paidentifikuar postierit te Postes Sekrete te Porokurorise se Durresit. Burime të brendshme nga Prokuroria e Përgjithshme bëjnë me dije per BoldNews se në drejtim te Durrësit janë nisur një numër i konsiderueshëm aktet të partnerëve ndërkombëtarë, si edhe të tjera dokumenta sekretë.

Po të njëjtat burime saktësojnë se bëhet fjalë për të paktën 5 materiale të ardhura nga agjencitë e huaja ligjzbatuese të një rëndësie të veçantë. Madje një prej të cilave është për një çështje me sensitivitet të lartë.

Prokuroria e Përgjithshme ka dërguar me postë sekrete materialet e mbërritura gjatë 4 ditëve të fundit, përfshirë edhe ato që kanë mbërritur me urgjencë gjatë fundjavës. Të gjitha këto materiale janë dokumenta origjinalë, pasi vetëm në mënyrë të tillë mund të pranohen nga gjykata.

Duke rindërtuar skemën, Prokuroria e Përgjithshme dërgon materiale sekrete në Prokurorinë e Durrësit. Në çdo rast, dërgimi i të dhënave sekrete i bëhet paraprakisht me dije edhe titullarit të Prokurorisë pritëse, në rastin konkret kryeprokurores së Durrësit, Donika Prela.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY