DETAJE/ Policia konfirmon përleshjen me thika para Presidencës, identifikon protagonistët

DETAJE/ Policia konfirmon përleshjen me thika para Presidencës, identifikon protagonistët

85
0
Shares

Policia e Tiranës, ka reaguar zyrtarisht për ngjarjen e sotme në Bulevard, përpara Presidencës, ku gjatë një grindje me thikë, janë plagosur katër persona.

Sipas Policisë Vendore, mësohet se sot, rreth orës 11:40 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, si pasojë e një konflikti të ndodhur, janë dëmtuar me mjete prerëse shtetasit J. Ll., 18 vjeç F. Ll., 18 vjeç K., D., 19 vjeç dhe K. M., 19 vjeç, (studentë).

Personat e dëmtuar janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shoqëruar 1 person në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY