“Saimir Tahiri ushtari i vogël i perandorisë së drogës të Edi Ramës”

“Saimir Tahiri ushtari i vogël i perandorisë së drogës të Edi Ramës”

120
0
Shares

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar pas dorëzimit të mandatit të deputetit nga Saimir Tahiri duke e quajtur gjithë këtë jo vetëm qesharake, por kompromis të radhës nga ana e Ramës për të shpëtuar nga gjëmat e mëdha që po vijnë.

“Kjo është për të mbuluar gjëmat e mëdha po vijnë, dorëheqja e Tahirit apo dorëzimi i mandatit është qesharak se në 19 prill vrapoi në seancë të mos humbte mandatin dhe sot del dhe e heq mandatin. Është ushtar i vogël i perandorisë së drogës së Ramës dhe kërkon ti japë oksigjen Ramës dhe grupeve kriminale, është teatër fëminor, që nuk na hedh dot hi syve. Lotët e krokodilit që shikojmë nga ata që kanabizuan vendin janë shfaqje e shëmtuar që varfëron shqiptarët, nuk e shpëtojnë dot Ramën nga përfshirja, se ai ishte ideatori dhe zbatuesi i kanabizimit, Tahiri ishte ushtar i vogël, janë bërë qesharakë me kodet mafioze që i japin njëri tjetrit në distancë që vetëm ata dinë ti deshifrojnë. Për opozitën është fat i madh të akuzohet nga një njeri që e dinë ndërkombëtarët se çfarë është. Ky ishte kompromis i radhës i Ramës që për të shpëtuar, e ka zakon të thotë jo mor burrë, i ka thënë atij, ik dy orë sa të harrohesh, kjo është historia e këtij kontingjenti njerëzish që kemi sot një situatë ku nuk gjendet drejtësia”, tha Kryemadhi.

Marrja e mandatit të deputetit nga Spartak Braho?
Për mua nuk ka asnjë ndryshim, si të hyjë si të mos hyjë. Ai i hyrë dhe i dalë ka qenë. Hapja e negociatave në qershor nuk ka lidhje as me Baba Takun dhe Mama Takun.

A besoni tani pasi Tahiri la mandatin mund të ketë një arrestim?
Ju po thoni që avokati i Tahirit të arrestoj Tahirin. Prokuroria sot është kthyer në një avokat të Edi Ramës.

A jeni gati për zgjedhje të parakohshme?
Opozita është gjithmonë gati, e treguar në 27 se si është opozita. Largim i Edi Ramës është shpëtim për vetën e tij familjen dhe gjithë Shqipëri

Si e keni menduar largimin e Ramës?
Më mirë të iki vetë se sa me protesta se ashtu është më keq.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY