Greqi shkatërrohet organizata e drogës, 5 shqiptarë në pranga

Ndaje

Një aksion i madh policor në Greqi ka çuar në arrestimin e 19 personave, pjesë e një organizate kriminale që trafikonte drogë në shkallë vendi. Sipas mediave greke, 5 prej të arrestuarve janë shqiptarë, 12 grekë, një moldav dhe një grua rumune.

Operacionet e koordinuara të policisë u zhvilluan njëkohësisht në Janinë, Rodhos dhe Athinë. Dhjetë persona u arrestuan në Janinë. Kjo organizatë trafikonte kokainë dhe hashash, bën me dije policia greke, që shton se ishte e ndarë në dy grupe por udhëheqës kishte një të përbashkët. Emrat e të arrestuarve nuk janë bërë publik dhe nuk është specifikuar roli i tyre.

Autoritetet njoftojnë se organizata nuk trafikonte sasi të mëdha, megjithatë të ardhurat nga aktiviteti kriminal ishin të larta. Sipas përllogaritjeve, fitimet e organizatës kapin vlerën e gjysmë milioni Euro, raportojnë mediat greke.

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje