Gjermani, shqiptari merr peng ish-gruan me vajzën e mitur, arrestohet nga...

Gjermani, shqiptari merr peng ish-gruan me vajzën e mitur, arrestohet nga forcat speciale

83
0
Shares

Të mërkurën nga ana e forcave të njësive speciale gjermane është arrestuar një 31-vjeçar shqiptar, shkruan Esslinger-Zeitung.de. Arsyeja është dëshmia e një personi se ai mbante të ngujuar nën kërcënim ish-bashkëshorten dhe fëmijën, përcjell albinfo.ch.

Gjatë ngujimit mendohet se i akuzuari ka qëlluar edhe me armë. Siç bëri me dije më vonë policia në orën 12.40, forca të shumta policore mësynë shtëpinë në Landhausstraße (Esslingen). Pak më parë gruaja kishte arritur ta lëshojë banesën e pa dëmtuar, ndërsa djali gjashtë vjeçar ishte në shkollë.

Shqiptari 31-vjeçar ishte në dhomat e vajzës 2-vjeçare të gruas, ndërsa ju dorëzua policisë pa rezistencë. Fëmija ishte i padëmtuar dhe gjatë arrestimit nuk u dëmtua askush.

Nga bastisja nuk është gjetur asnjë armë zjarri. Kundër 31-vjeçarit nga Kosova, i cili qëndron ilegalisht në Gjermani, Drejtoria e Policisë Kriminale Esslingen ngriti një akuzë penale për privimin e lirisë dhe kërcënimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY