EMRI & FOTO/ I kërkuar në Itali, 24-vjeçarit dibran i sekuestrohet...

EMRI & FOTO/ I kërkuar në Itali, 24-vjeçarit dibran i sekuestrohet Benzi 20 mijë eurosh në Shqipëri

129
0
Shares

Një automjet me vlerën e 20 mijë eurove është sekuestruar nga policia e Dibrës, ndërsa pronari i mjetit shtetasi Florjan Zeqja, është arrestuar për llogari të drejtësisë italiane më 25 prill.

Policia lokale sqaron se 24 vjeçar, banues në Maqellarë-Dibër, është dënuar me 6 vite burg për shfrytëzim prostitucioni.

“Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, ka sekuestruar automjetin tip “Mercedez Benz – CLS” me targa AA 010 TK, që kap vlerën rreth 20.000 Euro, në pronësi të shtetasit F.Zeqja, ku dyshohet se kjo pasuri ka ardhur si rezultat i veprimtarive kriminale, të kryera nga shtetasi i lartpërmendur”, sqaron policia.

Vijon hetimi pasuror për të gjitha pasuritë që ka ky shtetas ose që mund ti ketë fshehur.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprën penale “Pastrim produktesh të veprës penale”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY