Basha: Mandati Tahirit, loja vazhdon por Ramën nuk e shpëton

Basha: Mandati Tahirit, loja vazhdon por Ramën nuk e shpëton

79
0
Shares

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar për dorëzimin e mandatit të deputetit, prej Saimir Tahririt. Sipas Bashës kjo është një lojë që vazhdon pas një pakti me Eid Ramën, për mbylljen e kësaj dosje.

“Saimir Tahirit nuk i duhet imuniteti parlamentar për sa kohë ai shantazhon kryeministrin me aferat e tij korruptive dhe lidhjet kriminale të familjes së tij. Edi Rama dhe Saimir Tahiri janë një subjekt i vetëm, kur bëhet fjalë që Tahiri të dalë përpara drejtësisë: nëse Tahiri del para drejtësisë, Edi Rama del para drejtësisë. Nëse Saimir Tahiri është i lirë, Rama është i lirë”, deklaron Basha midis të tjerave.

Ndërsa e quan këtë një manovër, në kushte kur Prokuroria është marrë nën kontroll nga Edi Rama, Basha shton se, “Dorëzimi i mandatit të Tahirit nuk e shpëton Edi Ramën. Ai e di se asnjë manovër si kjo me largimin e Tahirit nga Parlamenti nuk i mashtron dot shqiptarët dhe faktorin ndërkombëtar. Mbrojtja e Ramës për Tahirin është ndëshkim për Shqipërinë, sikundër mungesa e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është një nga pengesat kryesore për hapjen e negociatave të anëtarësimit”.

Deklarata e plotë e kryetarit të PD, Lulzim Basha

  1. Dorëzimi i mandatit nga Saimir Tahiri është vazhdim i paktit Rama-Tahiri. Është fakt se dorëheqja nga mandati erdhi pas presionit direkt që iu bë Edi Ramës në Berlin, ku iu tha se është e patolerueshme mbrojtja politike që i bëhet Saimir Tahirit me imunitet parlamentar kundër veprimeve të drejtësisë. Ky është akt hileqar për të mashtruar partnerët se gjoja Saimir Tahiri nuk ka imunitet politik dhe se gjithçka është në dorën e prokurorisë.
  2. Më 19 prill Saimir Tahiri mori pjesë në seancë plenare pas 6 muajve mungesë për të shpëtuar mandatin e deputetit. Çfarë ndryshoi këto dy javë? Asgjë, përveç vizitës së Ramës në Berlin dhe premtimit se do ta zgjidhte problemin e imunitetit të Saimir Tahirit. Dorëzimi i mandatit është konfirmim se është Edi Rama ai që e ka mbrojtur dhe vazhdon ta mbrojë Saimir Tahirin dhe se kjo është loja e të dyve bashkë për të mbyllur dosjen “Tahiri”.
  3. Saimir Tahirit nuk i duhet imuniteti parlamentar për sa kohë ai shantazhon kryeministrin me aferat e tij korruptive dhe lidhjet kriminale të familjes së tij. Edi Rama dhe Saimir Tahiri janë një subjekt i vetëm, kur bëhet fjalë që Tahiri të dalë përpara drejtësisë: nëse Tahiri del para drejtësisë, Edi Rama del para drejtësisë. Nëse Saimir Tahiri është i lirë, Rama është i lirë.
  4. Dorëzimi i mandatit të Saimir Tahirit është manovër politike pasi Edi Rama ka futur nën kontroll të plotë Prokurorinë, të cilën e përdor si dhe sa herë t’i duhet për të mbrojtur pushtetin e vet kriminal.
  5. Dorëzimi i mandatit të Tahirit nuk e shpëton Edi Ramën. Ai e di se asnjë manovër si kjo me largimin e Tahirit nga Parlamenti nuk i mashtron dot shqiptarët dhe faktorin ndërkombëtar. Mbrojtja e Ramës për Tahirin është ndëshkim për Shqipërinë, sikundër mungesa e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është një nga pengesat kryesore për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY