VIDEO & DEBATE/ Përplasje në komisionin “Tahiri”, Paloka akuzon Felajn: Uzurpuat postin...

VIDEO & DEBATE/ Përplasje në komisionin “Tahiri”, Paloka akuzon Felajn: Uzurpuat postin tim!

57
0
Shares

Edi Paloka, kryetari i Komisionit parlamentar hetimor “Tahiri” ka  çelur sot mbledhjen e radhës duke iu drejtuar që në fillim, zv.kryetares Ermonale Felaj me një akuzë:

“Ju leni uzurpuar vendin tim në mbledhjen e fundit. Ne ishim në mbështetje të protestuesve kuksianë kur ju mblodhët komisionin dhe morët kompetencat e mia, që nuk ju takonin. E kuptoj se kishit urdhër për të bërë zhurmë, ndaj u mjaftova me një denoncim. Ju keni uzurpuar postim tim të kryetarit, që me ligj nuk ju takon” theksoi Paloka.

Felaj nuk e pranoi akuzën, por u përpoq të sqaronte se mbledhja ishte caktuar për në datën 26 prill dhe ju (opozita) nuk u paraqitët.

Paloka ia hodhi poshtë pretendimin duke i theksuar se mazhoranca ishte njoftuar nga sekretaria për shtyrjen e mbledhjes.

Felaj sërish ngulmoi se mbledhja ishte përcaktuar dhe “që të mos zgjatej më, le të paraqitej edhe njëherë plani paraprak i hetimit”.

Në kryesinë e Kuvendit Komisioni "Tahiri" nën drejtimin e kryetarit Edi Paloka.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur mercredi 2 mai 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY