MOTI/ Parashikimi, tabela e reshjeve në çdo qark për nesër

MOTI/ Parashikimi, tabela e reshjeve në çdo qark për nesër

136
0
Shares

Neser pritet te kete reshje mesatare në shumicën e qarqeve deri lokalisht intensive, të shoqëruara edhe me shtrëngata

PARASHIKIMI SIPAS IGJEUM

ZJARRET NË PYJE

Sot pasdite (e mërkurë, dt.02) pritet nivel “I ULËT” në të gjitha qarqet, përjashtuar qarkun e Fierit i cili mbetet në nivel rreziku “I MODERUAR” (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Nё disa qarqe pritet rrezik i moderuar nё zona tё lokalizuara, konkretisht: qarku Lezhë (pj. qendrore) dhe qarku Dibër (pj. perëndimore).
Nesër (e enjte, dt.03) rreziku do të ulet ndjeshëm, pothuajse në të gjitha qarqet.

PARASHIKIMI METEO

RESHJET
Sot pasdite (e mërkurë, dt.02) priten reshje shumë të lokalizuara, ndërsa nesër (e enjte, dt.03) reshjet priten të jenë mesatare në shumicën e qarqeve deri lokalisht intensive, të shoqëruara edhe me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT
Nesër (e enjte, dt.03) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 18 / 23 °C
në vendet e ulëta: 16 / 24 °C
në vendet malore: 12 / 19 °C

ERA
Sot pasdite (e mërkurë, dt.02) pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa nesër (e enjte, dt.03) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY