Ish-kreu i komunitetit mysliman Gjinishi: Qeveria po i sheh seriozisht ‘gylenistët’

Ish-kreu i komunitetit mysliman Gjinishi: Qeveria po i sheh seriozisht ‘gylenistët’

198
0
Shares

Teologu Ermir Gjinishi i ftuar në emisionin “Arena” nga Dritan Hila në Ora Neës, është shprehur se Shqipëria po e shikon seriozisht çështjen e Gylenit.

Gjinishi: Nuk ka veprime konkrete të qeverisë Shqiptare që na alarmojnë, si anëtarë në NATO, Shqipëria ka marrëdhënie normale me Turqinë. Mendoj se Shqipëria po e shikon seriozisht çështjen e Gylenit vetëm pasi jemi shtet fqinj dhe mendoj se jemi korrekt. Ne nuk varemi nga Erdogan apo Gylen.

Ish-atasheu i Shqipërisë në Ankara, Hajro Limaj i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila thotë qeveria turke jep fonde të posaçme që po investohen në Shqipëri.

Limaj: Qeveria turke ka fonde të posaçme që investohen në Shqipëri dhe gjithë botën shqiptare. Siç solli fondacionin Marif me miliona euro për të zhdukur arsimin e gylenistëve. Këtu ka hyrë shteti në luftë, prandaj më shqetëson. Ai po dëmton Shqipërinë. I vetmi investim më i mirë në Shqipëri nga bota e jashtme janë kolegjet, ku studentët shqiptarë kanë bërë emër edhe jashtë. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY