Berisha: Rama tentoi te shesë Adriatik Llallën si “peshk të madh” në...

Berisha: Rama tentoi te shesë Adriatik Llallën si “peshk të madh” në vend të Saimir Tahirit

73
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot në studion e emisionit “Kjo Javë” në News 24 se “peshku i madh” që i kërkon Europa, Ramës është ish-ministri i tij i Brendshëm Saimir Tahiri, për lidhjet me trafikantët e drogës, siç tha Berisha. Sipas tij, kryeministri Rama u përpoq, që ta zëvendësojë “kokën” e Tahirit me atë të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

“Përpjekja për të zëvendësuar Adriatik Llallën me Saimir Tahirin ishte përpjekje për t’ju hedhur hi syve. Për t’ju thënë që ja, këtë kemi peshkun e madh. Prit tani, përsëri tek njëanësia e drejtësisë. Pasi u bë kryeprokuror dhe kryegjykatës Rama mendoi se do të gjejë një tjetër për të zëvendësuar Tahirin, por këtë gjetjen nuk e hëngrën, nuk e pranuan. Adriatik Llalla mund të ketë të meta dhe problemet e veta, le ta gjykojë ligji por deri sot është prokurori që ka hequr më shumë imunitet dhe ka çuar në qeli edhe deputetë”,- tha Berisha, siç raporton “BalkanWeb”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY