Klos, burri rreh nusen 16-vjeçe, krushqit luftë me armë midis tyre

Klos, burri rreh nusen 16-vjeçe, krushqit luftë me armë midis tyre

200
0
Shares

Dhunimi i një vajze 16 vjeçe, që bashkëjetonte me një djalë 30 vjeç, ka çuar në konflikt me armë të familjeve të tyre. E. Ndoj, vetëm 16 vjeçe, është ankuar te familjarët e saj se bashkëjetuesi Ari Hoxha e dhunonte sistematikisht.

Kjo ka bërë që nëna e të miturës bashkë me një të afërmin e tyre të shkojnë në banesën ku jetonte çifti, në fshatin Gurrë të Klosit. E ëma e vajzës, L.N. dhe i afërmi i tyre Besnik Osmani, pasi kanë mbërritur në banesën e çiftit, kanë kërkuar që të marrin në shtëpi 16-vjeçaren për t’i dhënë fund kështu bashkëjetesës së tyre.

Por, një gjë e tillë është kundërshtuar nga 30-vjeçari Ari Hoxha, duke bërë rezistencë. Kjo ka bërë që 41-vjeçari Osmani, nga Laçi, të qëllojë me armë zjarri brenda në banesë. Ndërhyrja e Policisë ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës, ndërsa Osmani është larguar nga banesa, duke i shpëtuar arrestimit, duke shfrytëzuar errësirën dhe terrenin malor.

Në banesë, Policia gjeti vajzën e mitur bashkë me nënën e saj si dhe 30- vjeçarin Hoxha. Ky i fundit është arrestuar, pasi 16-vjeçarja, përveç ankesës në familje, kishte bërë dhe denoncim në Polici për dhunë sistematike. Nga hetimet e efektivëve të Komisariatit Mat, thuhet se, Besnik Osmani dhe Ari Hoxha kanë debatuar me njëri-tjetrin dhe në sherr e sipër, 41-vjeçari nga Laçi e ka kanosur duke qëlluar një herë me armë zjarri dhe është larguar, sapo ka parë Policinë.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar, ndërsa në vendin e ngjarjes është sekuestruar një gëzhojë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, u arrestua në flagrancë Ari Hoxha, (i dënuar më parë) për veprën penale “dhunë në familje”, ndërkohë Besnik Osmani është shpallur në kërkim për veprat penale “mbajte armësh dhe municionesh” e “dhunim banese”. Panorama

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY