FOTO GALERI/ Belgjikë e Luksemburg, goditet mafia shqiptare, mbi 30 arrestime

FOTO GALERI/ Belgjikë e Luksemburg, goditet mafia shqiptare, mbi 30 arrestime

172
0
Shares

Një hetim i nisur rreh dy vite më parë ka sjellë arrestimin e 31 personave në Belgjikë e Luksemburg, pjesë e një rrjeti kriminal të lidhur me mafien shqiptare.

Siç raportojnë sot mediat belge, Policia Gjyqësore Federale (PJF) e Mons-Tournai bëri 47 bastisje në rrethet Tournaisis, Péruwelz, Hauts-Pays, Borinage dhe Mons, në rajonin e Namurit dhe në Luksemburg, duke arrestuar 31 persona.

Nga e hëna e deri natën e së enjtes, jo më pak se 290 efektivë policie u mobilizuar në këtë aksion kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës, prostitucionit, pastrimit të parave, mashtrimit doganor dhe pastrimit të parave.

“Një strukturë e ndërlikuar e kompanive guaskë dha mundësinë e organizimit të familjeve të përfshira në tregti të ndryshme për të fshehur aktivitete kriminale, për të pastruar paratë dhe për të fituar të ardhura të konsiderueshme”, tha prokurori Christian Henry.

Lidhjet e vendasve në disa aspekte të hetimit, janë përcaktuar qartë me klanet e mafies shqiptare në lidhje me plantacione kanabisi dhe mafien italiane për falsifikimin e parave, raporton media belge “Dhnet”.

Nga 31 personat e arrestuar (identitetet nuk bëhen me dije nga mediat belge), 11 u vunë nën arrest, pesë nga të cilët anëtarët e të njëjtës familje nga Tournai, të tjerë u liruan me kusht ose u proceduan në gjendje të lirë. “Ne kemi shkatërruar shtatë plantacione kanabis, 25 kilogramë kanabis janë zbuluar dhe shkatërruar, tre bare në rajonin Tournai janë mbyllur dhe më shumë se 35.000 euro janë konfiskuar”, tha një zyrtar i policisë belge.

Gjithashtu, janë sekuestruar pesë automjeteve, armë zjarri, dokumente dhe llogari të shumta në lidhje me kompanitë e dyshimta, “smartphone”, tableta dhe kompjutera që mbeten për t’u analizuar dhe materiale që përdoren për mbjelljen e kanabisit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY