Deputeti i PD-së: Rama të bëjë transparencën e bisedës me Merkel

Deputeti i PD-së: Rama të bëjë transparencën e bisedës me Merkel

133
0
Shares

Deputeti i PD-së Tritan Shehu ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Gjermani. Duke i kërkuar kryeministri Edi Rama të bëjë transparencën e bisedës me kancelarin Merkel, Shehu, ka vënë theksin te rëndësia e realizimit të “parakushteve” për hapjen  negociatave të Shqipërisë me BE.

“Se pari Z. Rama eshte i detyruar te beje transparencen e bisedes me Kancelaren, aq me shume per cfare lidhet me ate eveniment kaq te mire pritur nga shumica e shqiptareve, per te cilin ata kane dhene nje kontribut te cmuar qe prej dhjetorit 1990.

Deri me tashti nga ai ka heshtje te plote.

Pa asnje dyshim eshte ai qe duhet te beje publike se kush jane “para kushtet” e celjes se negociatave, per te cilat foli Zj. Merkel, si dhe axhenden e realizimit te tyre.

Se dyti, ne lidhje me pyetjen e mundesise se celjes se Negociatave, une gjykoj se realizimi i atyre “para kushteve” eshte me shume rendesi ne kete drejtim.

Pra eshte perseri Kryeministri, i cili tashme duhet te realizoje ato qe Kancelaria i ka kerkuar atij ne reth nje ore takim, pavaresisht nese i intereson apo jo ta beje kete.

Dhe jam i bindur se Zj. Merkel i ka ngritur shqetesime te medha e konkrete, qe lidhen me problemet ne vend e te tjera te krijuara nga neve ne Rajon.

Po keshtu jam i bindur se ajo konkretisht i ka kerkuar perballimin e zgjidhjen e disa prej tyre ne nje kohe shume te shkurter; dhe ketu perseri duhet transparence e plote.

Te shpresojme e punojme qe ne qershor te merret nje vendim pozitiv!”, shprehet deputeti i PD-së, Tritan Shehu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY