EMRI/ Tiranë, prangoset trafikanti dibran, i dënuar e kërkuar nga Italia

EMRI/ Tiranë, prangoset trafikanti dibran, i dënuar e kërkuar nga Italia

290
0
Shares

Arrestohet një person i shpallur në kërkim nga Interpol Roma. Florjan Zeqja është dënuar nga një gjykatë në Torino me 6 vjet burg për shfrytëzim prostitucioni.

Sektori për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, si rezultat i një pune të mirëorganizuar, në njësinë Administrative Maqellarë, Dibër, kanë zhvilluar një operacion policor, ku është finalizuar me kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Florjan Zeqja, 24 vjeç, banues në Maqellarë, Dibër.

Ky person është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Torinos/Itali, ka lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombëtar për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”.

Ky shtetas është dënuar me 6 vjet burg. Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, po kryen procedurat e nevojshme me qëllim e ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY