Itali, “Daku”, 110 vite burg për bandën italo-shqiptare

Itali, “Daku”, 110 vite burg për bandën italo-shqiptare

111
0
Shares

Drejtësia italiane ka dhënë dënimet për 15 të arrestuar gjatë operacionit anti-drogë të koduar “Daku”, i zhvilluar në vitin 2012 në Itali. Për 12 nga shqiptarët e arrestuar, 2 italianë dhe një shtetas rumun, gjykata e Ternit ka dhënë një dënim prej 110 vitesh burg në total dhe 537 mijë euro gjoba.

Dënimet më të rënda janë dhënë për dy shqiptarë të moshës 32-vjeçare, për të cilët gjykata ka dhënë 15 vite burg dhe gjobë prej 110 mijë euro për secilin. Ndëshkimet e dhëna nga gjykata italiane për të arrestuarit e tjerë, vajojnë nga 8 muaj deri në 10 vite.

Operacioni Daku i cili u zhvillua nga viti 2011 deri në 2012 u përmbyll me arrestimin e 33 personave, u shkatërrua një grup kriminal i përbërë kryesisht nga shqiptarë dhe italianë, të cilët trafikonin drogë nga Shqipëria drejt Italisë.

Në aksionin e policisë italiane u kapën 750 kilogramë kanabis si dhe 5 kokainë. Operacioni filloi pasi një biznesmeni italian ju kapën 50 gram kokainë. Pasi u identifikua personi që ja kishte shitur, policia italiane arriti të zbulonte rrugën e trafikimit të drogës, duke arritur deri në qytetin e Gjirokastrës. Nga Gjirokastra më pas droga transportohej në Itali.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY