Pollo replikon me portalin e Endri F.: Duken gjurmët edhe pse timonieri...

Pollo replikon me portalin e Endri F.: Duken gjurmët edhe pse timonieri i bën hasha

187
0
Shares

Deputeti i PD-së, Genc Pollo ka replikuar sot më një portal të Endri Fugës dhe të financuar nga vëllai i Erion Velisë me reklamat e albtelekom.

Pollo ka e ka konsiderura shpifje të neveritshme shkrimin e këtij portali kundër Gunther Krichbaum, kryetar i Komisionit për BE në Bundestag. Deputeti i PD adreson frymëzimin e këtij shkrimi tek Edi Rama, i cili sot gjithë paraditen është përpjekur të ndahet nga sulmi i tmerrshëm kundër politikanit të rëndësishëm të CDU së Merkelit në disa media të financuara nga kompani reklamuese të lidhura fort me të majtën politike.

“Shpifje e sulme të neveritshme ndaj personit e familjes të Gunther Krichbaum, kryetar i Komisionit për BE në Bundestag. Duken gjurmët edhe pse Timonieri i bën hasha. Turp për të e dëm për Shqipërinë”, komenton Pollo që njihet gjithashtu si njohës shumë i mirë i politikës në Gjermnai dhe Austri.

Në shkrimin e lexo.al shkruhej se Gunther Krichbaum është personi i paguar nga ana e Partisë Demokratike për bllokuar hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë.

“54-vjeçari, deputet i CDU-së ka një “flirt” të gjatë me Lulzim Bashën, me të cilin ka një histori të hershme bashkëpunimi. Si këshilltar i Bashës, deputeti gjerman ka vizituar disa herë Tiranën duke mbajtur një fjalim edhe vitin e shkuar në çadër, gjithmonë kundrejt pagesave që i mbërrijnë rregullisht nga PD. Megjithatë, Partia Demokratike nuk është e vetmja që ka vendosur në borderonë e saj emrin e Krichbaum.

Mediat e huaja, përfshi media prestigjioze si “The Sun” apo “Deutsche Ëelle”, disa herë kanë raportuar për qëndrimet kontradiktore të deputetit në lidhje me Rusinë, duke aluduar se preferenca e tij ndaj Moskës mund të ketë detaje të tjera të panjohura”, shkruan ndër të tjera portali.

Shkrimet e portaleve të majta kanë gjëmuar dje dhe sot kundër politikanit gjerman duke i paraprirë një vizite të Ramës në Gjermani. Nëse Rama mendon se ndikon vendimarrjen gjermane përmes shkrimeve të influencuara në mënyrë të pandershme, kjo do të thotë se ‘selfishi’ i tij tashmë është i rrëzikshëm edhe për vendin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY