EMRI/ Gramsh, kërcënon me thikë mjekun nga Tirana, arrestohet 43-vjeçari

EMRI/ Gramsh, kërcënon me thikë mjekun nga Tirana, arrestohet 43-vjeçari

95
0
Shares

Një 43-vjeçar në Gramsh është arrestuar nga policia për kanosjen e një mjeku në spitalin e këtij qyteti. Në pranga ka rënë shtetasi Bujar Hoda, 43 vjeç, banues në fshatin Vinë.

Në njoftimin e policisë thuhet se, “Arrestimi i tij u bë pasi,  ky shtetas për motive të dobëta  ka kanosur me mjet prerës thikë  në oborrin e spitalit të Gramshit,  mjekun H.K, 58 vjeç, banues në Tiranë”

Pas marrjes së njoftimit  shërbimet  e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku  kanë bërë kapjen dhe arrestimin e autorit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua  edhe thika me të cilën autori kanosi mjekun.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prodhimi,mbajtja, blerja apo shitja  pa leje e armëve të ftohta”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY