“Eja mblidhuni këtu…, këtu” – Sot në Shkodër protestë për lirimin e...

“Eja mblidhuni këtu…, këtu” – Sot në Shkodër protestë për lirimin e 11 kuksianëve

79
0
Shares

Ditën e sotme në Shkodër do të zhvillohet seanca e apelit për 11 qytetarët kuksianë të cilët mbahen në burg, që pas protestës në Rrugën e Kombit. Seanca do të zhvillohet në qytetin e Shkodrës po kjo nuk i ka penguar dhjetëra qytetarë kuksianë dhe jo vetëm që të nisen me mjete private dhe të organizuar në drejtim të Shkodrës.

Ajo që nuk ka munguar në gjithë këto ditë është solidarizimi i qytetarëve për 11 të arrestuarit dhe për kauzën e tyre. Në Tiranë dhe Kukës janë zhvilluar disa protesta ku kërkohej lirimi i tyre. Një mbështetje është dhënë dhe nga ana e opozitës, të cilët në seancën e parë që patën në Tiranë, patën dhe një konfrontim fizik me Policinë.

Po ashtu sot në Shkodër do të jenë të pranishëm dhe 20 këshilltarët e bashkisë së Kukësit, të cilët janë nisur me autobus në drejtim të Shkodrës.

Avokatë dhe aktivistë të shoqërisë civile kanë gjetur disa shkelje nga ana e autoriteteve gjatë arrestimit të tyre, duke filluar nga falsifikimi i orës së arrestimit, apo nga shoqërimi pa njoftuar familjarët në drejtim të Tiranës.

Nëse merren parasysh të gjitha shkeljet e evidentuara, dhe fakti se protesta e tyre është legjitimuar dhe nga pranimi i gabimit nga qeveria, atëherë 11 qytetarët do të duhet të jenë sot pranë familjeve të tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY