EMRAT/ Ndryshime të tjera në kupolën e Policisë së Shtetit

Artion Duka

Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka bërë disa ndryshime në kupolën drejtuese të organizates policore.

Kështu, Artion Duka deri tani Drejtor i Forces se Posacme operacionale eshte emeruar Drejtor i Policise Berat. Ai zëvendësoi Dilaver Shimajn. Ish-drejtiri i Beratit Dilaver Shima ka dhene doreheqje per arsye shendetesore.

Artion Duka është emër i njohur pasi në kohën e Tahirit u hetua për pajisjen përgjuese “IMSI Catcher” që kishte hyre pa leje në Shqipëri.

Ne vend te Artion Dukes eshte emeruar zevendesi i tij Bujar Ahmeti.

Sokol Sejfollari është emëruar këshilltar pranë drejtuesve të policisë së Shtetit. Më parë Sejfollari mbante postin e shefit të Antidrogës..

Ndërsa Fran Rica emërohet shef i seksionit të krimit ekonomik në Policinë e Shtetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje