Lirohet Stresi, avokati mohon kokainën

Lirohet Stresi, avokati mohon kokainën

101
0
Shares

Këngëtari i njohur Arkimed Lushaj i lirua sot nga arresti me vendim të gjykatës së Tiranës.

Prokuroria e Tiranës kërkoi masën e detyrim paraqitjes dhe hetimit në gjendje të lirë, masë të cilën e konfirmoi gjykata penale e Tiranës duke urdhëruar lirimin e tij të menjëhershëm.

Arkimed Lushaj nuk ka dhënë vetë asnjë koment para togave të zeza, ndërsa avokati i tij mohoi akuzat se këngëtari ka lidhje me trafikun e narkotikëve. Gjithë seanca ka zgjatur vetëm 5 minuta.

Stresi u arrestua dy ditë më parë nga njësia antidrogë në Tiranë me tre akuza, për prodhim e shitje narkotikësh, përshtatje ambienteve për të konsumuar narkotikë dhe moskallëzim krimi. Atij iu gjet një sasi kokaine, teksa qëndronte në një lokal në shoqërinë e disa miqve të tij.

Edhe më herët Arkimed Lushaj është përballur me drejtësinë, por arrestimet e tij të bëra nga policia janë rrëzuar në Gjykatë, duke i caktuar hetim në gjendje të lirë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY