Analiza e ADN zbulon përdhunimin e frikshëm të 15 vjecares në Pogradec

Analiza e ADN zbulon përdhunimin e frikshëm të 15 vjecares në Pogradec

173
0
Shares
Ligor Biba

Analiza e ADN-së zbulon atësinë e foshnjës së një viktime të përdhunimit në Pogradec. Një 55 vjecar u akuzua për përdhunimin e  një 15 vjecareje në një fshat të Pogradecit pak kohë më parë, fqinj me të miturën.

55-vjeçari nga Velçani i Pogradecit, Ligor Biba, është i ati i fëmijës së 15-vjeçares, e cila e akuzoi se e përdhunoi dhe e la shtatzënë.

Edhe pse Biba ka mbajtur qëndrim mohues ndaj përdhunimit të të miturës, si gjatë hetimit ashtu edhe në gjykim, analiza e ADN-s që ju bë foshnjës së sapolindur, konfirmoi atësinë e tij.

Ka qenë 55-vjeçari që i ka kërkuar gjykatës, kryerjen e analizës së ADN-s, përgjigjet e së cilës kanë rënduar pozitën e tij procedurale.

Ligor Biba u denoncua nga e mitura në Tetor të vitit të kaluar, pasi infermierja e fshatit zbuloi se vajza ishte në muajin e 8 të shtatzënisë.

Rezultate imazhesh për velcan pogradec

Procesi gjyqësor ndaj Bibës po zhvillohet në Gjykatën e Korçës, pasi Gjykata e Pogradecit nuk ka seksion për të miturit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY