VIDEO/ Lulzim Basha: S’ka Kuvend pa përjashtuar Edi Ramën nga seanca

VIDEO/ Lulzim Basha: S’ka Kuvend pa përjashtuar Edi Ramën nga seanca

143
0
Shares

“Sot dita e 13 që 11 kuksianë të pafajshëm mbahen në burg nga banda e korruptuar e autokratit Edi Rama.

Ky kryeministër, që solli në parlament kriminelët, mban në burg protestuesit.

11 kuksianët e burgosur, janë fundi dhe turpi juaj, i këtij parlamenti.

Ne ishim dhe jemi të gjithë kuksiane, sepse jemi të gjithë shqiptarë.

Ky parlament nuk mund të vazhdojë seancën pa nxjerrë nga salla njeriun që fyeu një popull të tërë. Ndërprit seancën, përjashto zyrtarisht Edi Ramën”.

Kështu u shpreh midis të tjerave në Kuvend sot, kreu i PD-së Lulzim Basha, i cili “detyroi” kryeministrin Edi Rama që të braktisë sallën e Kuvendit sapo hynë deputetët e opozitës dhe kreu i PD-së mori fjalën në foltore.

Kjo kërkesë e opozitës vjen pas refuzimit të Byrosë së Kuvendit, për përjashtimin nga seanca të kryeministrit Edi Rama, pas fyerjeve të tij, seancën e kalaur.

Pas daljes në foltore të deputetëve të opozitës, kreu i Kuvendit pezulloi punimet e seancës.

Deputetët e PD-së, mbanin në duar pankarta, ku shkruhej “Lironi kuksianet arrestoni kriminelët”. DRONI.al

Drejtpërdrejt nga Kuvendi i Shqipërisë.

Publiée par Lulzim Basha sur jeudi 12 avril 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY