VIDEO/ Ja momenti i sulmit me miell ndaj kryeministrit Edi Rama

VIDEO/ Ja momenti i sulmit me miell ndaj kryeministrit Edi Rama

457
0
Shares

Kryeministrit Edi Rama i është hedhur pluhur i bardhë mbi kokë nga deputeti i PD Flamur Noka, teksa ndiqte i ngrysur bllokimin e foltores së Kuvendit nga kreu i opozitës, Lulzim Basha dhe deputetët e tij.

Rojet e sigurisë kanë vrapuar t’i dalin para kryeministrit për ta mbrojtur, por nuk ka qënë e mundur.

Rama u mbulua nga pluhuri i bardhë bashkë me Zv.Kryeministren Senida Mesi dhe me Ministrin e jashtëm Ditmir Bushati. Ai nuk lëvizi nga vendi.

Kreu i opozitës Lulzim Basha vazhdon të qendrojë në foltore i rrethuar nga deputetët duke pritur që Ruçi të përjashtojë kryeministrin nga seanca për fjalorin e tij vulgar ndaj shqiptarëve.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY