EMRI/ Dosja e Elvis Rroshit mbërrin në gjykatë, ja kur fillon shqyrtimi...

EMRI/ Dosja e Elvis Rroshit mbërrin në gjykatë, ja kur fillon shqyrtimi dhe kush e gjykon

76
0
Shares

Gjykata e Tiranës regjistron procesin ndaj ish-kryebashkiakut të Kavajës Elvis Rroshi. Seanca e parë ndaj Rroshit pritet të jetë më 16 prill. Me short është caktuar gjyqtare Ardiana Bra.

Elvis Rroshi është nën akuzë për falsifikim dokumentesh me formularin e dekriminalizimit.

Sipas Prokurorisë, Elvis Rroshit i është vërtetuar e kundërta e përgjigjes mohuese për dënim për vepra të ndryshme nga ndonjë autoritetet i huaj.

Subjekti i këtij ligji, ka fshehur përdorimin e disa emrave në të shkuarën e tij të arrestimeve, ndalimeve, dënimeve, dëbimeve, masave të ndryshme sigurie dhe shtrënguese në Itali, Zvicër dhe Gjermani, falsifikim dokumentesh, shqiptare dhe të huaja.

Gjithashtu në vitin 2015, DEA/US ka informuar autoritetet zviceriane se ata po hetonin një shtetas të quajtur Enver Rroshi për trafik droge dhe pastrim parash, nuk ka detaje të mëtejshme në lidhje me këtë. Autoritetet zviceriane po kryejnë hetime të mëtejshme, nëse do të ketë më shumë informacion.

Foto – Dokument “gjerman” i “virgjërisë” mashtruese të Elvis Rroshit

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY