VIDEO/ Kombëtarja e femrave merr fitoren e parë në grup

VIDEO/ Kombëtarja e femrave merr fitoren e parë në grup

96
0
Shares

Përfaqësuesja shqiptare në futboll për femra ka marrë fitoren e parë në grupin e dytë eliminator, me kuqezijtë që mposhtën 1-0 Bjellorusinë.

Një fitore morali për vajzat e drejtuara nga tekniku Armir Grima, që pas barazimit të arritur në Poloni morën dhe 3-pikëshin e parë në grupin e dytë kualifikues të botërorit.

Goli i vetëm i takimit u shënua nga Luçie Gjini, tre minuta përpara fundit të takimit. Mbrojtësja e linjës së majtë ishte e pa markuar në zonë, mori një pasim nga Doçi, dhe me tentativën e parë që u ndal nga mbrojtëset bjelloruse, Gjini nuk fali në të dytën, duke dërguar në delirë tifozët e pranishëm në shkallët e stadiumit “Elbasan Arena” dhe stafin teknik, që duket se u zhbllokuan nga presioni psikologjik.

Pas kësaj fitoreje, Shqipëria ngjitet në vendin e 4-t me katër pikë, ndërsa lë pas pikërisht Bjellorusinë që mbyll grupin me 3-pikë të grumbulluara.

Ndeshjen e radhës vajzat kuqezi e luajnë sërisht në shtëpi, ku me 4 shtator presin Skocinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY