FOTO & EMRA/ Ja kush janë tre të rinjtë që humbën jetën...

FOTO & EMRA/ Ja kush janë tre të rinjtë që humbën jetën në Fier, mes tyre dhe francezja

153
0
Shares

Janë identifikuar të tre viktimat e aksidentit tragjik që iu mori jetën 3 të rinjve në orët e para të mëngjesit të sotëm në Varibop të Fierit.

Ata janë dy djemtë xhaxhallarësh Fisnik dhe Agustin Murataj dhe një shtetase franceze, Noza Ahmout. Vajza ishte bashkëjetuesja e Fisnik Muratajt në shtetin grek, ndërsa në Shqipëri kishin ardhur për një gëzim familjar.

Policia në njoftimin e saj bën të ditur se, në datën 09. 04. 2018, rreth orës 08:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Varibop, në kanalin me ujë në anë të rrugës është gjetur i rrëzuar një mjet tip “Suzuki” me targa IHZ 1755.

Për pasojë janë mbytur shtetasit F. M., 32 vjeç; A. M., 30 vjeç si dhe shtetasja N. A., 34 vjeçe.

Paraprakisht dyshohet se mjeti ka dalë jashtë rruge gjatë natës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY