Saimir Tahiri “fut në thes” edhe kreun e SHISH, ja si po...

Saimir Tahiri “fut në thes” edhe kreun e SHISH, ja si po e pengon punën e Komisionit Hetimor Helidon Bendo

124
0
Shares

Kreu i Komisionit hetimor “Tahiri” identifikon institucionit e parë që sipas tij po zvarrit punën. Ai është Shërbimi Informativ i Shtetit me drejtor të komanduar Helidon Bendon.

Një pjesë e anëtarëve të Komisionit hetimor kanë kërkuar pajisjen me certifikatë Sigurie të përkohshme, për të parë raportet e shërbimit inteligjent për kultivimin dhe trafikimin e drogës.

“Shprehet personi që ka kthyer përgjigje se nuk mund të jepet certifikata e nivelit tepër sekret në një kohë kaq të shkurtër. Në fakt ne nuk kemi kërkuar këtë certifikatë, po atë që është dhënë gjithnjë, certifikata e përkohshme për rastet kur është kërkuar dhe është pikërisht për këto raste që jepet me urgjencë, me verifikimet e duhura sigurisht”, tha Paloka.

Ai e sheh të lidhur këtë reagim me ndryshimet e fundit në kupolën drejtuese të Shërbimit Informativ, duke akuzuar për rikthim të ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit të Shtetit.

“Pikërisht për të fshehur të gjitha këto fakte, duket se Ramës i është dashur të marrë dhe institucionin e fundit që e implikonte atë dhe familjarët e tij me trafikun e drogës. Ia ka arritur dhe këtij qëllimi”, vijon ai.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY