Sot nis mosbindja civile, ja rrugët që bllokohen

Sot nis mosbindja civile, ja rrugët që bllokohen

94
0
Shares

Opozita nis sot në orën 10:00 mosbindjen civile, ku pritet të bllokojë disa akse kryesore të qarkullimit të rrugëve, në shenjë proteste për vendosjen e taksës në Rrugën e Kombit.

Nga ora 10:00 – 13:00 pothuajse i gjithë qarkullimi në Shqipëri do të jetë i paralizuar, kjo pasi 4 akset kryesore do të bllokohen me protestues.

Qytetarë të mbështetur edhe nga PD do të bllokojnë kryqëzimin e Milotit i cili lidh Tiranën me Shkodrën, por edhe Rrugën e Kombit me Tiranën dhe Durrësin.

Gjithashtu do të bllokohet kryqëzimi i Çermës në Lushnje që bllokon lëvizjen në jug të vendit, kryqëzimin e Vorës dhe kryqëzimi i Bradasheshit në Elbasan.

Në funksion të kësaj proteste opozita kërkoi që seanca plenare e parashikuar në orën 10:00 të shtyhet në orën 18:00.

Kryetari i PD-së i bëri thirrje dje qytetarëve të bashkohen në protestat që do të shtrihen në të gjithë vendin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY