“Bomba” e Donald Lu: Neveri për drejtues të vendit, kanë shitur e...

“Bomba” e Donald Lu: Neveri për drejtues të vendit, kanë shitur e trafikuar vajza

201
0
Shares

Ambasadori i Shteteve të bashkuara të Amerikës, Donald Lu, ka kërkuar arrestimin dhe dënimin maksimal për të gjithë trafikantët e qenieve njerëzore. Përmes një deklarate të fortë, kryediplomati amerikan tha se ndjen neveri që disa drejtues të votuar të vendit tonë, kanë shitur vajza të pafajshme në skllavëri.

“Ndiej neveri që disa prej drejtuesve të votuar të këtij vendi, ma merr mendja edhe nga vende të tjera nga rajoni kanë qenë burrat që i shitën këto vajza të pafajshme në skllavëri. Ata duhet të arrestohen dhe të dënohen me të gjithë fuqinë e ligjit”, deklaroi Donald Lu, ambasadori i SHBA në Tiranë.

Më tej, ambasadori Donald Lu i ka bërë një thirrje të fortë qeverisë shqiptare lidhur me trafikimin e qenieve njerëzore. Donald Lu i ka kërkuar qeverisë të dorëzojë me urgjencë fondet për gratë dhe fëmijët që bien viktima të trafikimit.

Në konferencën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, kryediplomati amerikan tha se do të krijohet një rrjet rajonal bashkëpunimi kundër trafikimit të qenieve njerëzore, ku qëllimi është jo vetëm strehimi i këtyre ‘viktimave’, por edhe që ata të kenë siguri dhe vetëbesim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY