EMRAT/ KPK përjashton nga Vettingu disa gjyqtarë e prokurorë, dhanë dorëheqjen

EMRAT/ KPK përjashton nga Vettingu disa gjyqtarë e prokurorë, dhanë dorëheqjen

121
0
Shares

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton, ka vendosur ndërprerjen e procedurave të rivlerësimit për disa gjyqtarë, prokurorë, e ndihmë ligjorë.

Vendimet janë publikuar në faqen zyrtare të internetit të këtij institucioni në respektim të afatit të përcaktuar në nenin 55/7 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Ndërprerja është bërë në respekt të vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila parashikon që Vettingu nuk vazhdon nëse gjyqtari,a po prokurori jep dorëheqjen.

Përjashtohen nga Vettingu

Ilir Pashaj, gjyqtar, Gjykata e Shkallës së Parë, Elbasan.

Etleva Sherifi, ndihmës ligjor, pranë Gjykatës së Lartë.

Adnand Bërdica, ndihmës ligjor, pranë Gjykatës së Lartë.

Mirela Fana, gjyqtare pranë Gjykatës së Lartë.

Sulejjman Tola, prokuror në Prokurorinë pranë, Gjykata e Shkallës së Parë, Krujë.

Eritan Shehu, ndihmës ligjor, pranë Gjykatës së Lartë. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY