Çelet panari “Work & Study”, 60 kompani ofrojnë mbi 3 mijë vende...

Çelet panari “Work & Study”, 60 kompani ofrojnë mbi 3 mijë vende pune

205
0
Shares

U çel në ambientet e Pallatit të Kongreseve edicioni i IX i Panairit “Work & Study”, i organizuar nga Bashkia e Tiranës, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, si dhe Ministria e Arsimit dhe Sporteve.

Në këtë panair marrin pjesë mbi 60 kompani dhe universitete e institucione të ndryshme, të cilat ofrojnë mbi 3000 vende të lira pune.

Në hapjen e panairit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e vlerësoi atë si një mundësi shumë e mirë për të bërë të mundur komunikimin mes punëkërkuesve dhe punëdhënësve, posaçërisht në sektorin privat. Ai theksoi se Tirana gjeneron më shumë se gjysmën e ekonomisë së vendit.

Duke listuar disa prej potencialeve të qytetit të Tiranës, kreu i Bashkisë përmendi dhe përzgjedhjen e kryeqytetit shqiptar si një nga tre qytetet bashkë me Parisin dhe Tel Avivin ku do të zbatohet projekti inovativ TUMA.

Veliaj deklaroi se ka marrë fund njëherë e mirë punësimi mbi bazën e lidhjeve politike dhe se tashmë gjithçka është e bazuar tek merita.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës i bëri thirrje kryesisht të rinjve që t’i kushtohen më shumë arsimimit dhe marrjes së profesioneve, pasi vetëm në këtë mënyrë mund ti përgjigjen kërkesës së tregut të punës dhe të kohës që po kalojmë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY