Meta në Maltë, takim me Kryeministrin Muscat

Meta në Maltë, takim me Kryeministrin Muscat

76
0
Shares

Gjatë vizitës së tij në Maltë, Presidenti i Republikës Ilir Meta u prit në një takim nga Kryeministri i Maltës, Joseph Muscat. Presidenti Meta dhe Kryeministri Muscat vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve në këtë përvjetor të 45-të dhe nënvizuan mundësitë për për t’i intensifikuar më tej ato, veçanërisht në fushat ekonomike dhe kulturore.

Presidenti Meta theksoi se Malta mbetet një mbështetëse e fortë e perspektivës evropiane të Shqipërisë, duke shprehur besimin se përkrahja e saj nuk do të mungojë dhe procesin e rëndësishëm e të shumëpritur të çeljes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian. Presidenti Meta shprehu interesin për forcimin e bashkëpunimit ekonomik, duke nisur sa më shpejt me krijimin e Komisionit të Përbashkët për Bashkëpunim Ekonomik, me fokus sektorët si turizmi, energjetika, infrastruktura, sektori finaciar, teknologjia e informacionit, industria detare dhe logjistika portuale etj.

Presidenti Meta ftoi kompanitë malteze të eksplorojnë potencialet investuese të Shqipërisë, e cila mund të shërbejë edhe si një portë hyrëse për zgjerimin e biznesit së tyre në rajonin e Ballkanit. Gjithashtu, Presidenti Meta dhe Kryeministri Muscat ndanë të njëtin qëndrim që Shqipëria dhe Malta kanë potencial bashkëpunimi edhe në projekte të përbashkëta në kuadër të programit transnacional të BE-së Mediterranean 2014-2020, në fushën e inovacionit, turizmit, mjedisit, transportit detar etj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY