VIDEO/ Itali, gomonia me gjysmë ton kanabis “i kalon nën hundë” Policisë...

VIDEO/ Itali, gomonia me gjysmë ton kanabis “i kalon nën hundë” Policisë shqiptare, arrestohen “përtej detit” dy trafikantë shqiptarë

108
0
Shares

Një gomone e mbushur me gjysmë ton kanabis e nisur nga Shqipëria drejt Italisë, është kapur nga policia italiane në zonën e San Marinos. Gjatë operacionit të koduar “Themis2018”, u arrestuan edhe dy trafikantët shqiptarë që ndodheshin në bordin e gomones. Ata janë identifikuar si S. K., 45 vjeç dhe S. F., 34 vjeç.

Mjeti lundrues u ndalua mbrëmjen e së shtunës, ndërsa lajmi është bërë i ditur mëngjesin e sotëm nga mediat italiane. Autoritetet sekuestruan 500 kg kanabis gjatë operacionit anti-drogë që u zhvillua nga deti dhe nga ajri, me ndihmën e helikopterëve të Frontex.

Gomonia ishte 7 metra e gjatë dhe me motor të fuqishëm 200 kuaj. Trafikantët tentuan të arratiseshin dhe ndjekja u zhvillua për disa orë në det në kushte të këqija atmosferike. Sipas hetuesve italianë, vlera e kanabisit përllogaritet në rreth 5 milionë Euro nëse do të shitej me pakicë. Në këtë operacion ka bashkëpunuar edhe policia shqiptare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY