Fier, lufta me policinë, grabitësit “i humbet kujtesa”…

Fier, lufta me policinë, grabitësit “i humbet kujtesa”…

190
0
Shares

Gjykata në Fier ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për një nga autorët e tentativës së grabitjes në Fier, ku gjatë shkëmbimit me armë me policinë mbeti i vrarë edhe një autor tjetër.

Masa u dha për Arben Muçën 37-vjeç i cili mbeti i plagosur.

Masa e sigurisë u dha në mungesë të autorit i cili ndodhet ende në spitalin rajonal të Fierit.

Avokati i Arben Muçës ka dekluar se klienti i tij nuk mbante mend asgjë dhe është i shokuar.

Ardi Muca, nje nga grabitesit i shpallur ne kerkim

20-vjeçari nga Elbasani Xhuljano Sollaku mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë në tentativë për grabitjen e banesës së Minella Muçit por qytetari nga Fieri nuk ka pasur para në shtëpi atë natë.

Ky fakt është bërë i ditur nga burime të policisë lokale pas kontrollit të kryer në banesën që grabitësit kishin piketuar për të vjedhur më 23 mars në lagjen “29 nëntori” të Fierit.

Kontrolli në banesë është kryer pas tentativës së grabitjes në apartamentin e Minella Muçës, ku një nga autorët Xhuliano Sollaku, mbeti i vrarë dhe bashkëpunëtori i tij, Arben Muça u plagos, ndërsa në kërkim  janë shpallur edhe dy persona të tjerë.

Viktima, Xhuliano Sollaku

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY