EFEKTET E PARA/ Rama “dhuratë” taksën për Rrugën e Kombit, shoferët rrisin...

EFEKTET E PARA/ Rama “dhuratë” taksën për Rrugën e Kombit, shoferët rrisin çmimin e biletave të udhëtimit

103
0
Shares

Taksa prej të paktën 5 eurosh për të kaluar në Rrugën e Kombit e ka sjellë edhe pasojën e parë negative të saj.

Brenda pak ditësh kjo taksë do të aplikohet në mjetet që lëvizin nga Kosova e Kukësi drejt Tiranës, ndërsa duket se si zakonisht kjo taksë do të vilet sërish nga populli, i cili e pëson gjithmonë.

Kështu shoqëria që është e ligjëruar për të transportuar udhëtarët nga Kukësi në Tiranë dhe anasjelltas ka bërë të ditur se do të rrisë çmimin e biletës për të gjithë udhëtarët.

Duke mos dhënë çmim, se sa do të jetë rritja e biletës administratori i kësaj shoqërie është shprehur se janë të detyruar për të rritur biletën e udhëtimit.

‘Do ta rrisim biletën. Kur të vendoset pagesa e rrugës, do të rritet edhe çmimi i biletës së udhëtimit nga Kukësi në Tiranë’, është shprehur administratori i shoqërisë ‘Laçi sh.p.k’.

Ky i fundit është ankuar se ka shumë mjete, taksi dhe furgona që transportojnë pasagjerë, por që nuk janë të licencuar. Ai ka kërkuar nga shteti që të ndalohen këto mjete transporti të palicencuara.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY